Hakan Calhanoglu ka qenë emri më i përfolur tek Milan për tu larguar gjatë javëve të fundit dhe turku duket çdo ditë e më larg San Siros pas përfundimit të këtij sezoni.
Nëse deri më tani ishte vetëm Juventusi që po e kërkonte tashmë gjërat kanë ndryshuar plotësisht.
Bëhet fjalë për skuadrën nga Lindja e Mesme, Al-Duhail e cila po bën gati një ofertë të majme për të.
Bëhet fjalë për një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon me një kontratë afatgjate prej 4 sezonesh.
Mirëpo Milan nuk po rri duarkryq dhe tashmë ka bërë gati emrat që mund ta zëvëndësojnë nëse turku vendos të largohet.
Josip Ilicic i Atalantas është emri më i mundshëm që mund të zërë vendin e tij këtë verë dhe slloveni mund të transferohet për një shumë relativisht të ulët.