Ylli i Chelseas është shumë pranë për tu transferuar në Serie A por kësaj rradhe nuk është Interi skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij.
Olivier Giroud mund ta shohë veten këtë verë në një skuadër së bashku me Zlatan Ibrahimovic, raporton Gazzetta dello Sport, në një kohë kur interesimi për të sa po vjen e po rritet.
Ai këtë sezon ka shënuar vetëm 4 gola në Premier League për Blutë e Londrës dhe tashmë duket se ka ardhur koha për një fillim të ri për sulmuesin e kombëtares franceze.