Ditë e veçantë për Handanovic dhe Inter duket se ka gjetur emrin e ri në portë!

Për Samir Handanovic kjo kjo ditë e dielë do të jetë më e veçantë se ditët tjera.

Kjo për faktin që ai do të ndeshjet kundër ish skuadrës së tij Udinese mirëpo çudia nuk përfundon me kaq.

Kjo për faktin që slloveni gjatë kësaj ndeshje do të përballet ndoshta me portierin e ardhshëm të Neroazzurëve, Juan Musso.

Gardiani i skuadrës fruliane pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte dhe Neroazzurët po shqyrtojnë mundësitë e mundshme për blerjen e tij.

Marrëdhëniet e mira mes tij dhe Lautaro Martinezit pritet që të kenë ndikim të madh në vendimin e portierit argjentinas.

Inter po bën gati një ofertë prej 20 milionë eurosh e cila mendohet që do të jetë e mjaftueshme për të bindur drejtuesit e Udineses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here