Emerson ka luajtur ndeshjen e fundit me Real Betis dhe tashmë do të rikthehet tek Barcelona.
Skuadra katalanase e bleu atë nga skuadra braziliane e Atletico Mineiro dhe e dërgoi në huazim te Real Betis, ndërsa tani interesim për të kanë shfaqur shumë skuadra të mëdha europiane si Arsenal, Tottenham dhe Villareal.
Mirëpo Mundo Deportivo raporton që braziliani nuk e ka ndërmend të shqyrtojë asnjë interesim në drejtim të tij për shkak se ai po kërkon të sigurojë një vend titullari tek Barcelona.