Lajm bombastik nga Italia, Milan ka gati goditjen e madhe pas kualifikimit në Champions!
Pas kualifikimit në Champions League, menaxhmenti i Milanit ka filluar të punojë për përforcimet e merkatos së verës.
E përditshmja italiane La Repubblica, raporton se Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë gati dhuratën e parë për Stefano Piolin.
La Repubblica, shkruan se Milan do të tentojë transferimin e Paulo Dybalas nga Juventusi.
Dybala ka rënë në plan të dytë te Zonja e Vjetër dhe argjentinasi sipas të gjitha gjasave do të largohet këtë verë nga Juventusi.
Kontrata e Dybalas skadon vitin e ardhshëm dhe Biankonerët janë të detyruar ta shesin 27-vjeçarin këtë verë.
Milan do të arkëtojë para nga shitja e Romagnolit dhe Castillejos, ndërsa për Dybalan do të ofrojnë 50 milionë euro.
La Repubblica, shkruan se në operacion mund të përfshihet edhe Romagnoli për të ulur koston e transferimit.