Manchester City dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Inter nuk është në situatë të mirë ekonomike dhe Neroaxurët do të duhet të sakrifikojnë një yll.
Antonio Conte i ka kërkuar garanci Steven Zhang në takimin e fundit për Romelu Lukakun, Lautaron dhe Barellan.
Alessandro Bastoni do të jetë lojtari që do të sakrfikohet nga Steven Zhang dhe oferta joshëse ka arritur.
Manchester City synon transferimin e Bastonit dhe Qytetarët do tia ofrojnë Interit kartonin e Zinchenkos dhe 45 milionë euro.
Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën, pasiqë Conte është në kërkim të një përforcimi për krahun e majtë dhe Zinchenko do të ishte futbollisti ideal.
Calcio Mercato, raporton se bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.