Pas një sezoni pa tituj dhe për t’u harruar, e ardhmja e Zidane duket larg Real Madridit.
Trajneri francez, në fakt, pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, në gjysmëfinale kundër Chelsea, dhe nga Kupa e Mbretit, shumë herët, gjithashtu pa sukses në La Liga, nuk ka me çfarë të mburret.
Ish-mesfushori ka shmangur të gjitha pyetjet në lidhje me të ardhmen, por tani shtypi po flet edhe për lamtumirën e tij. Siç raportohet në edicionin e sotëm të “L’Equipe”, ndarja mund të ndodhë në ditët e ardhshme.
Në fakt, prestigjiozja sportive franceze flet për një përballje midis trajnerit aktual të “Los Blancos” dhe Florentino Perez për të analizuar sezonin që sapo përfundoi dhe të ardhmin.
Ndarja është shumë e mundshme. Sipas disa burimeve të brendshme, të cituara nga “L’Equipe”, Zidane do të largohet nga pankina e bardhë pasi ka fituar gjithçka në vitet e fundit.
Stimujt e rinj duket se mungojnë aty, ndaj një aventurë e re sfiduese shfaqet në horizont. Mbetet të shohet, por tri janë opsionet: kthim te Juventusi, tashmë si trajner; pushim për një vit, ose marrje e drejtimit të kombëtares së Francës, nëse Deschamps vendos të tërhiqet pas Europianit të kësaj vere.