Atletico Madrid tashmë i ka ofruar një kontratë të re mbrojtësit të saj të djathtë, Kieran Trippier, në një periudhë ku interesimi për të nga skuadra e Manchester United sa po vjen e po rritet, raporton The Telegraph.
Kontrata aktuale e anglezit do edhe dy vite që të skadojë mirëpo Los Colchoneros dëshirojnë një kontratë të re me 30 vjeçarin që ai të kalojë shumicën e viteve të mbetura si futbollist tek skuadra e tyre.