Juventus sapo ka bërë të ditur që ka ndërprerë bashkëpunimin me Fabio Paraticin.
Takimi i bordit drejtues të skuadrës rezultoi me marrjen e vendimit për të shkarkuar atë nga detyra e drejtorit sportiv.
Në vend të tij këtë post do ta mbajë Federico Cherubini.
Juventus mori një vendim të tillë për shkak të një sezoni të dobët si në fushë ashtu edhe jashtë saj dhe më nuk kishte vullnet për të rinovuar kontratën me të.
La Repubblica ka deklaruar që me një largim të tillë i hapet rruga për tu rikthyer në Torino edhe ish trajnerit të kësaj skuadre Massimiliano Allegri.