Arrihet marrëveshja për transferimin e Wijnaldum tek Barcelona!

Barcelona është pranë kompletimit të marrëveshjes për transferimin e Giorginio Wijnaldum.

Mesfushori holandez do të largohet me parametra 0 nga skuadra e Liverpool për shkak se do ti skadojë kontrata me The Reds.

Siç raporton Fabrizio Romano, Wijnaldum tashmë ka arritur një marrëveshje me skuadrën katalanase.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë 3 vjeçare me Barcelonën deri në vitin 2024.

Barcelona tashmë është duke punuar vetëm për të ulur pak pagën e futbollistit në mënyrë që të përfundojë plotësisht transferimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here