Bombë: Ylli i Milanit transferohet në Premier League!

Duket se forma e shkëlqyer që ka treguar Milan ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane të cilat tashmë kërkojnë disa futbollistë të kuqezinjëve.

E njëri ndër më të kërkuarit është Franck Kessie i cili po kërkohet si nga Arsenali poashtu edhe nga rivali nga i njëjti qytet, Tottenham.

Milan është e vetëdijshme për interesimin e këtyre skuadrave mirëpo ka vendosur që të mos e shesë 23 vjeçarin për një shifër më të ulët se 45 milionë euro.

Kessia ka një kontratë deri më 2022 me Rossonerët dhe këtë sezon ka qenë kyç për formën e mirë që Milan ka treguar javëve të para të sezonit të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here