Pas shkarkimit të Antonio Contes, presidenti Zhang ka vendosur që të sakrifikojë disa emra të mëdhenj të skuadrës për të balancuar financat e skuadrës.
Emri i parë që pritet të largohet është ai i Achraf Hakimit i cili po kërkohet me ngulm nga skuadra e Paris Saint Germain.
Kjo është një mundësi e artë për Neroazzurët që pritet të sigurojnë shërbimet e Leandro Paredes, një mesfushor që kërkohet që një kohë të gjatë nga Beppe Marotta.
Mirëpo Inter nuk do sigurojë vetëm shërbimet e tij për shkak se PSG është e gatshme që përveç shërbimeve të tij të ofrojë një shifër shtesë prej 30 milionë eurosh.