Inter është gati për të mirëpritur Simone Inzaghi në stolin e saj.
Italiani duket se nuk do të vijë ‘duarbosh’ pasi në San Siro pritet që të marrë me vete njërin ndër futbollistët kryesorë të Lazios.
Goditja e parë që do të tentojë Inzaghi kur të vijë në krye të Neroazzurëve do të jetë blerja e Luis Albertos.
Il Messaggero raporton që Simone Inzaghi tashmë ka bërë kërkesën për transferimin e tij tek agjenti i tij Tullio Tinti.
Claudio Lotito nga ana tjetër nuk do të ngulë këmbë për qëndrimin e tij mirëpo as nuk do e shesë atë për një shifër të ulët por të gjitha mundësitë janë në duart e Neroazzurëve për të realizuar një blerje të tillë.