Massimiliano Allegri e dëshiron atë me çdo kusht, Juventus nis sulmin për transferimin e yllit të Barcelonës.
Massimiliano Allegri edhe zyrtarisht është rikthyer te Juventusi dhe menjëherë ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.
Allegri ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës dhe synimi kryesor është përforcimi i vijës së mesfushës.
Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se Allegri ia ka kërkuar Agnellit rikthimin e Miralem Pjanic.
Pjanic nuk ka arritur të ambientohet te Barcelona dhe Blaugranët janë të gatshëm ta shesin atë.
Juventus ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Barcelonën dhe rikthimi i Pjanic do t’i kushtojë Biankonerëve 30 milionë euro, shkruan Todo Fichajes.