Hakimi ‘i dyshimtë’, Inter gjen zëvëndësuesin e marokenit!

Achraf Hakimi po përflitet çdo ditë e më shumë që këtë verë mund të largohet nga Interi dhe drejtuesit e skuadrës tashmë po punojnë për të gjetur emrin e ri.

Një gjë e tillë duket se është arritur dhe bëhet fjalë për një futbollist nga Franca.

L’Equipe raporton që bëhet fjalë për Jonathan Claus nga skuadra e Lens.

Mbrojtësi i djathtë i lindur në vitin 1992 këtë sezon ka qenë një surprizë e vërtetë në Ligue 1.

Në sezonin e tij të parë në Ligue 1 ai ka kontribuar me 3 gola dhe 6 asistime.

Kontrata e tij skadon në 2023 mirëpo nëse Neroazzurët do paguajnë 10 milionë euro atëherë kontrata nuk do të jetë më problem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here