Paolo Maldini po mendon për përforcimin e repartit të mesfushës dhe blerja e rradhës mund të vijë nga Premier League.
Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës së Sheffield United, Ismaila Coulibaly i cili ka përfunduar në radarët e Rossonerëve.
Paraqitjet e tij këtë sezon nuk kaluan pa u vërejtur nga skuadra e mëdha europiane.
Sezonin e fundit e kaloi i huazuar tek skuadra belge e Beerschot ku zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm.
Milan qysh prej janarit po tenton transferimin e tij ku i ka ofruar një shifër prej 11 milionë eurosh në janar, ofertë kjo që nuk arriti të konkretizohej dhe kjo verë duket se do të jetë finalja për blerjen e tij.