Rodrigo De Paul këtë verë do të jetë futbollisti më i kërkuar sa i përket repartit të mesfushës në Itali.
Milan, Inter dhe Juventusi i Allegrit po kërkojnë të sigurojnë shërbimet e një emri që nuk duket shumë i lehtë për tu transferuar.
Mirëpo më e avancuar në këtë garë duket Milani e cila po e lidhë fatin e argjentinasit me atë të Hakan Calhanoglu dhe nëse turku largohet atëherë mesfushori i Udineses me shumë gjasa do transferohet tek Rossonerët.
De Paul këtë verë po kërkon largimin nga skuadra e tij aktuale për të gjetur një skuadër të madhe për të luftuar për tituj.