Ancelotti zbulon motivin pse u rikthye te Reali

Carlo Ancelotti u kthye sot zyrtarisht te Real Madrid pas aventurës së tij në Itali te Napoli dhe më pas te Evertoni.

Pas nënshkrimit të kontratës me Blancos, klubi ku fitoi La Decima, pra Champions League e dhjetë të skuadrës merengues (historike), ai tha edhe fjalët e para.

“Falënderoj Everton, lojtarët dhe mbështetësit e mi që më dhanë mundësinë për të menaxhuar këtë klub fantastik historik!

Vendosa të largohem sepse kam një sfidë të re me një ekip që është gjithmonë në zemrën time, Real Madrid.

Unë largohem duke sjellë me vete të gjitha momentet fantastike – përfundon ish-trajneri i Everton dhe i riu i Real – që kemi jetuar së bashku dhe i uroj klubit dhe tifozëve të gjitha të mirat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here