Jordi Cruyff është në bisedime të avancuara me skuadrën e Barcelonës pasi kësaj rradhe mund të marrë postin e njërit nga këshilltarët e presidentit Laporta, raporton Sport.
Raportohet që Cruyff aktualisht po kërkon që të arrijë një marrëveshje për të ndërperë marrëdhëniet me skuadrën Shenzhen, skuadër të cilën aktualisht është duke e menaxhuar.
Mirëpo kjo gjë nuk pritet të ndodhë shumë shpejt pasi ai ka bërë të ditur që do largohet nga skuadra kur ta shikojë që ajo është në gjendje që të përmirësohet vetë.