Real Madrid tashmë ka konfirmuar zyrtarisht që ka arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën me Lucas Vazquez deri në qershor të vitit 2024, duke i dhënë fund thashethemeve për largimin e tij të mundshëm.
Lucas la gjithçka pas shpinës duke nënshkruar kështu për një qëndrim edhe për disa vite në Santiago Bernabeu.
Ishte vetë klubi që bëri të ditur rinovimin e futbollistit ku publikoi një fotografi të tijën me presidentin Florentino Perez.