Milan mund të realizojë një goditje të dyfishtë nga Spanja.
Rossonerët janë duke u përpjekur për të mbajtur në skuadër Brahim Diaz por nga ana tjetër janë duke punuar edhe për transferimin e Junior Firpos nga skuadra e Barcelonës.
Kuqezinjtë po kërkojnë që të përforcojnë repartin e mbrojtjes sipas kërkesave të trajnerit Stefano Pioli.
Maldini dhe Massara janë duke punuar për të arritur një marrëveshje të re me Real Madrid për Brahim Diaz.
Mirëpo me largimet e shumta që priten të ndodhin këtë verë në mbrojtjen e Milanit këta të fundit tashmë po punojnë edhe për transferimin e mbrojtësit të majtë të Barcelonës, Junior Firpo.