E bujshme: Mourinho transferon yllin e Kosovës te Roma

Zërat e merkatos vlojnë këto kohë.

“Gazetta dello Sport” shkruan sot se objektivi më i fundit i Romës për sulmin është Milot Rashica.

Ylli i kombëtares kosovare, në fakt është përfolur edhe verën e kaluar në Serie A, konkretisht te Milani.

Kësaj here duket se ka përfunduar në “radarët” e Jose Mourinho, bashkë me Granit Xhakën, shqiptarin tjetër të Arsenalit.

Kujtojmë se me verdhekuqtë kryeqytetas luan prej një viti edhe Marash Kumbulla, i cili një ditë më parë pohoi se mezi pret të punojë me një trajner special si Mourinho.

Ka zëra që pëshpërisin se trajneri portugez dhe familja “Friedkin” mund të takohen në Londër këto ditë, për të diskutuar shumë gjëra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here