Hakim Ziyech bën gati valixhet, marokeni drejt transferimit në Serie A!
E përditshmja angleze Daily Mail, raporton se Hakim Ziyech është njëri nga lojtarët i cili pritet të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere.
28-vjeçari u transferua në Stamford Bridge verën e kaluar për 40 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur të ambientohet.
Në 39 ndeshje me Blutë e Londrës, Ziyech ka shënuar vetëm 6 gola, ndërsa drejtuesit e Chelsea janë të gatshëm ta lënë të lirë për 30 milionë euro.
Sipas raportimeve të fundit, nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani, pasiqë Rosonerët e shohin marokenin si zëvendësuesin ideal të Calhanoglut.
Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Chelsean dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.