Pasi thuajse ka humbur Wijnaldum (pritet të firmosë te PSG për dyfishin e rrogës që i ofronte Barcelona prej 4 mln eurosh) tashmë katalanasit nxitojnë për të afruar Depay me zero.
Kështu, sipas Fabrizio Romano, eksperti i merkatos, klubi blaugrana duket se ka modifikuar ofertën për holandezin e Lyon nga 2 vjeçare në 3 vjeçare me një rrogë të lartë, në mënyrë që të nxitohet të zyrtarizojë gjithçka.
Barcelona ka frikë se mos e humbasë ashtu si Wijnaldum dhe ndaj përpiqet të përshpejtojë gjithçka.