Barcelona kthen vëmendjen kah Ruiz pas dështimit me Wijnaldum

“Jo” e Wijnaldum ndaj Barçës ka bërë që drejtuesit e klubit të riaktivizojë menjëherë listën e dëshirave të tjera për mesfushën.

Dhe në të, Fabián Ruiz i Napolit zë një vend me përparësi. Kjo u deklarua nga “Catalunya Ràdio”, që siguron se ish-lojtari i Betis ka qenë në radarët e katalanasve prej një kohe të gjatë.

Sigurisht, operacioni ka shumë vështirësi, pasi qëndrueshmërisë negociuese të De Laurentiis duhet t’i shtohet situata delikate ekonomike te Barça.

Gjithmonë, sipas medias së lartpërmendur, Barça ka në plan të zyrtarizojë interesin e saj për Fabián Ruiz në ditët në vijim.

Megjithëse ka pasur spekulime me mundësinë që napolitanët të marrin përsipër shërbimet e një lojtari të Barçës, e vërteta është se e vetmja mundësi për ta marrë mesfushorin është duke vendosur para në tryezë. Një marrëveshje hipotetike shumë e vështirë.

Duhet të mbahet mend se Napoli nuk do të luajë edicionin e ardhshëm në Champions, kështu që urgjencat ekonomike të italianëve po rriten, përtej dëmit që COVID-19 ka shkaktuar në arkat e të gjitha klubeve.

Sidoqoftë, në Itali sigurojnë se çmimi i Fabian Ruz vërtitet te 50 milionë euro, një shumë të cilës Barça as nuk mund t’i afrohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here