Inter ka filluar lëvizjet e para në merkato për ta bërë Simone Inzaghin të ndihet sa më rehat në detyrën e re dhe goditja e parë pritet të jetë ajo e zëvëndësuesit të Romelu Lukakut.
Neroazzurët tashmë kanë komplet një projekt të ri me ardhjen e Inzaghit në stolin e kësaj skuadre.
La Gazzetta dello Sport raporton që Felipe Caicedo do të jetë goditja e parë e Inzaghit i cili kërkon ta ketë ish sulmuesin e tij tek Lazio përsëri nën urdhërat e tij.
Ai ka një kontratë që skadon në vitin 2022 dhe një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, shifër kjo mëse e përballueshme për presidentin Zhang.