Zidane në pritje për punën tek Franca!

Zinedine Zidane këtë sezon nuk do të marrë ndonjë punë të re teksa duket që do të presë për tu liruar vendi i trajnerit tek kombëtarja e Francës, raporton Libertad Digital.

Ai u largua nga Real Madrid muajin e kaluar për arsyen siç tha ai që lidhjet ndërmjet anëtarëve të klubit ishin shumë të ftohta dhe nuk mund të punonte më në atë ambient.

Didier Deschamps nga ana tjetër bëri të ditur që nuk ka interes për tu larguar nga Franca dhe vetëm një dështim i Gjelave në EURO 2020 mund të përshpejtojë largimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here