Milenkovic lë Fiorentinën!

Duket se gjëja më e rëndësishme që Fiorentina mund të përfitojë nga Nikola Milenkovic është një shumë e madhe parash nga shitja e tij pasi serbi nuk e ka ndërmend që të qëndrojë më shumë tek kjo skuadër.

Siç raporton Corriere Fiorentino, skuadra nga Firence verën e kaluar refuzoi oferta nga skuadra e Milanit dhe Interit me vlerë rreth 25 milionë euro.

Mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe kanë marrë kahje komplet të kundërt pasi nëse nuk rinovon atëherë ai mund të largohet në qershor nga kjo skuadër dhe tashmë shitja e tij është shndërruar në prioritetin e kësaj skuadre që nuk duan ta humbin atë me kosto 0.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here