Senzacionale: Luka Modric në Serie A!

Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric duket se i ka hapur rrugën një transferimi në Serie A në të ardhmen e afërt me të dy skuadrat nga Milano që kanë shfaqur interesim.

Milan ka shfaqur interesim të madh për kroatin edhe përkundër faktit që ai tashmë është në moshën 35 vjeçare.

Defensa Central raportoi që muajin e kaluar nuk ka pasu kurrfarë bisedimesh mes Real Madridit dhe futbollistit për një rinovim të mundshëm të kontratës.

Duket se kjo është mundësia perfekte për kuqezinjtë për të transferuar atë duke marrë parasysh faktin që vet futbollisti kur ka qenë fëmijë ka qenë një fans i flaktë i skuadrës rossonere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here