Isco tek Inter, ylli Neroazzur tek Real Madrid!

Një shkëmbim tejet i bujshëm po planifikohet në mes të skuadrave të Real Madrid dhe asaj të Interit.

Është pikërisht Tuttosport ajo që ka dhënë lajmin se një shkëmbim në mes të Iscos me Christian Eriksen është duke u bërë gati nga dy gjigantët europianë dhe duket se një marrëveshje e tillë do të jetë lehtë e arritshme.

Kjo për faktin se të dy futbollistët nuk pëlqehen nga trajnerët aktualë të dy skuadrave dhe shitja e tyre është kërkuar që të ndodhë më së voni gjatë verës së ardhshme duke bërë një shkëmbim të tillë zgjidhjen ideale të këtij problemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here