Rodrigo De Paul duket se është duke kaluar javët e fundit tek skuadra e Udineses pasi për të po përgatitet një ofertë bindëse nga skuadra e Fiorentinës dhe Juventusit.
Edhe përkundër një ndjekje të gjatë duket se prapë skuadra La Viola nuk do të jetë në gjendje për të transferuar argjentinasin për shkak të vet dëshirës së futbollistit për tu transferuar tek kjo skuadër pasi Zonja e Vjetër mbetet dëshira e tij e madhe.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe e përditshmja italiane La Nazione e cila nëpërmjet një shënimi bëri të ditur që futbollisti ka refuzuar skuadrën nga Firence për një transferim të mundshëm tek gjigantët e Serie A.