Ajax po planifikon transferimin e Van Aanholt!

Ajax është duke bërë gati në janar transferimin e mbrojtësit të majtë të Crystal Palace, Patrick van Aanholt, raporton kështu Football Insider.

Skuadra holandeze e sheh 30 vjeçarin si zëvëndësuesin ideal për Nicolas Tagliafico, i cili me shumë mundësi do të largohet në fund të këtij viti nga Johan Cruyff Arena.

Palace më herët gjatë këtij viti tentoi që të nënshkruajë një kontratë të re me Aanholt mirëpo dështoi, gjë që nënkupton që në fund të këtij sezoni futbollisti do të jetë një futbollist i lirë për tu larguar nga kjo skuadër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here