Juventus nuk e ka ndërmend që të mbaj në skuadër futbollistët me të cilët nuk ka plane për të ardhmen.
Sami Khedira dhe Juventus tash e një kohë të gjatë kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje të re duke bërë kështu që largimi të mbetet opsioni i vetëm për gjermanin.
Atij i është kumtuar që nuk bën pjesë më në planet e trajnerit Andrea Pirlo dhe klubi dëshirën që sa më shpejtë të shkëpus kontratën me të.
Dhe duket se skuadra e Carlo Ancelottit, Everton do të jetë destinacioni i ardhshëm mirëpo nuk përjashtohet edhe skuadra e Tottenham e cila udhëhiqet nga Jose Mourinho, trajner ky që Khedira e admiron shumë.