Jeremie Boga tek gjiganti i Serie A!

Pas një garë shumë të nxehtë gjatë verës së kaluar për shërbimet e Jeremie Boga, duket se tashmë skuadra e Napolit është më e avancuar në këtë garë sesa ajo e Atalantas për shërbimet e sulmuesit të Sassuolos.

Anësori po vazhdon të tregojë një formë të jashtëzakonshme dhe gjatë këtij sezoni të ri në 4 ndeshje ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 1 herë.

Napoli po bëhet gati për largimin e Arkadiusz Milik pasi nëse largohet në janar atëherë skuadra do të mbetej në një pozitë të keqe në sulm.

Sassuolo nga ana tjetër po kërkon 25 milionë euro ndërkohë që De Laurentiis është në gjendje të ofrojë deri në 18 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here