Inter do të gjobis Arturo Vidalin!

La Gazzetta dello Sport raporton se Inter do të gjobis mesfushorin Arturo Vidal pasi ndeshjen e mbrëmshme u ndëshkua me karton të kuq, gjë që i bëri më të lehtë Real Madridit të triumfonte 2-0.

Mesfushori kilian ishte vendimtar kur u ndëshkua pasi dalja e tij jashtë fushës së lojës kishte ndikim të madh tek skuadra e Contes pasi pas kësaj ngjarjeje Los Blancos morën komplet frenat e dorës.

Inter tashmë gjendet në vendin e fundit në grup me vetëm 3 pikë të grumbulluara dhe tashmë duhet që të fitojë 2 ndeshjet e fundit për të siguruar të paktën kualifikimin në Europa League pasi Champions League duket se është shumë larg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here