Tottenham deklason Ludogoretsin, Napoli fiton në stadiumin Maradona

Tottenhami dhe Napoli nuk kanë hasur vështirësi në ndeshjet e tyre të Europa League. “Spursat” kanë fituar me rezultatin 4-0 ndaj Ludogoretsit, ndërsa italianët mposhtën me shifrat 2-0 ekipin e Rijekës.

Trajneri Jose Mourinho zgjodhi që të luante me formacionin e dytë. Ai hodhi nga minuta e parë sërish Dele Alli, ndërsa në krahun tjetër nuk mungon as Bale, Lucas apo Carlos Vinicius. Ishte ky i fundit që realizoi dy gola pas pasimeve të Dele Allis, ndërsa në pjesën e dytë Winks dhe Carlos Vinicius mbyllën llogaritë në 4-0.

Napoli fitoi me rezultatin 2-0 dhe i mjaftoi 1 gol për çdo pjesë. Goli i parë u shënua nga Politano në minutën e 41′ pas një aksioni të mirë të Zielinksit. Goli i dytë u realizua nga Lozano pas asistit magjik të Insignes nga distanca. Napoli mban vendin e parë në grup pas barazimit të Alkmarit ndaj Sociedadit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here