Inter: Conte ikën, ja emri i trajnerit të ri!

Ndeshja e së shtunës që Inter do ta zhvillojë si mysafir ndaj Sassuolos duket se do të jetë testi i fundit për Antonio Contes në stolin e zikaltërve.

Drejtuesit e skuadrës deri më tani i kanë besuar por tashmë skuadra ka nevojë për një ndryshim.

Siç raporton Tuttosport, kandidati kryesor për të marrë këtë post është ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri i cili ka kohë që është pa një skuadër.

Mirëpo për stolin e Interit ky nuk është emri i vetëm pasi Neroazzurët mund të veprojnë sikur Juventusi dhe të emërojnë një ish futbollist të tyre në stol, ku tek Inter të interesuar janë Cambiasso dhe Chivu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here