Manchester United transferon yllin e Milanit!

Siç raporton Tuttosport, Manchester United është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Milanit, Hakan Calhanoglu.

Transferimi në Old Trafford ka shumë mundësi që të ndodhë me parametra 0 pasi kontrata e tij aktuale skadon në qershor të 2021 dhe deri më tani palët kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje për një kontratë të re.

Calhanoglu aktualisht merr 2,5 milionë euro në sezon mirëpo agjenti i lojtarit ka deklaruar që futbollisti dëshiron 7 milionë në sezon, shumë kjo që Milan nuk është në gjendje të paguaj.

Pikërisht këtë situatë kërkojnë ta shfrytëzojnë Djajtë e Kuq ku janë gati ti ofrojnë pagën që kërkojnë mesfushorit turk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here