Juventus transferon një tjetër sulmues!

Juventus po kërkon transferimin e një sulmuesi tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Zonja e Vjetër në shtator transferoi Alvaro Moratan nga Atletico Madrid mirëpo tashmë po kërkohet edhe një zëvëndësues për spanjollin.

Tashmë Biankonerët duket se kanë gati emrin e duhur dhe se bëhet fjalë për sulmuesin e Olympique Lyon, Moussa Dembele.

Mediat në Itali raportojnë se tashmë transferimi i tij po mendohet nga drejtuesit bardhezinjë qysh në këtë afat kalimtar që po vjen.

24 vjeçari aktualisht nuk është duke kaluar një formë të mirë dhe për këtë arsye Juventusi po shpreson ta marrë atë me një çmim më të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here