De Paul tek gjiganti italian!

Çdo herë që po afrohet ndonjë afat kalimtar i transferimeve, emri i Rodrigo De Paul nuk ka mundësi pa u përmendur me emrat e mëdhenj të Serie A.

Mesfushori argjentinas ka 4 vite që është pjesë e Udineses dhe qysh prej atëherë ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme tek kjo skuadër.

Juventus tashmë është duke menduar për të firmosur me De Paul.

Tuttosport raporton se Andrea Pirlo është një adhurues i madh i futbollistit dhe se i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës transferimin e tij në janar.

Zonja e Vjetër po bën gati një ofertë prej 10 milionë eurosh dhe shërbimet e futbollistit Rolando Mandragora, ofertë kjo që pritet të kënaqë friulianët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here