Milan transferon një sulmues brenda Serie A!

Milan ka bërë të ditur se ka gati shënjestrën e re në sulm dhe se bëhet fjalën për sulmuesin e skuadrës së Genoas, Gianluca Scamacca.

21 vjeçari është i huazuar prej skuadrës së Sassuolos tek Genoa dhe këtë sezon ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje të Serie A duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha italiane.

Sipas Calciomercato.com, AC Milan është në kërkim të një zëvëndësuesi për Zlatan Ibrahimovic i cili tashmë është pranë moshës 39 vjeçare dhe nuk garanton edhe shumë për të ardhmen.

Ai ndan shumë tipare të njëjta me të pasi është i gjatë plot 1,95 metra dhe më herët ka luajtur në Holandë tek PEC Zwolle.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here