Franck Ribery duket se është shumë pranë që ti rikthehet majave të futbollit europian pasi po flitet për një interesim të skuadrës së Milanit.
Siç raporton La Reppubblica, Milan këtë verë ishte munduar që të transferonte francezin nga Fiorentina mirëpo nuk ja arriti një gjëje të tillë dhe se muaji janar tashmë është mundësia e dytë për të arritur një gjë të tillë.
Ribery u transferua vitin e kaluar në Firence nga Bayern Munich dhe ka treguar një formë të jashtëzakonshme qysh prej ardhjes në Itali duke bërë kështu që Rossonerët të interesohen shumë për të siguruar shërbimet e njërit prej futbollistëve më në formë viteve të fundit.