Biznesi mes Juventusit dhe Barcelonës duket se do të vazhdojë përsëri.
Do të vazhdojë për shkakun që marrëdhënie mes dy klubeve janë shumë të mira që një kohë të gjatë e sidomos pas shkëmbimit të Pjanic me Arthur gjatë këtij qershori.
Tani në Torino po lakohet një emër tjetër dhe bëhet fjalë për brazilianin Coutinho, i cili dëshirohet shumë nga Andrea Pirlo.
Mirëpo një transferim i tillë nuk do të jetë shumë i lehtë për tu arritur pasi tashmë braziliani po pëlqehet nga Ronald Koeman dhe trajneri holandez nuk e ka ndërmend që të heq dorë shumë lehtë nga shërbimet e tij.
Por duke marrë parasysh krizën ekonomike që po kalon Barcelona njëri prej yjeve të skuadrës duket mëdoemos të largohet.