Napoli mposht Romën me poker në derbin e javës në Serie A

Napoli shkatërron Romën me rezultatin 4-0 dhe tashmë djemtë e Gattusos duket se kanë shlyer atë humbje 3-1 ndaj Milanit përpara një jave!

Natyrisht, sot ishte një skuadër edhe më e uritur dhe që ka “ngrënë të gjallë” – nëse mund të thuhet – ekipin e Fonseca, i zbritur në fushë jo si në ndeshjet e shkuara.

Në mbrëmjen e kujtimit të madh për Maradona, kur Lorenzo Insigne çoi lule në tribunë, pikërisht kapiteni hap serinë e golave me një magji në goditje dënimi.

Më pas, dedikimi për “El Pibe de Oro”, me fanellën e tij me numër 10 në duar.Në pjesën e dytë, djemtë e Gattusos shënojnë edhe tri herë të tjera. Në fillim është Fabian Ruiz që me një goditje bilardoje shënon ndaj Mirantes.

Më pas Mertens përfiton nga një top brenda zone pas tentativës së Elmas, e cila fillimisht pritet nga portieri.

Mirante që nuk mund të bëjë asgjë te goli i katërt dhe pokeri napolitan, me Politanon që e shmang dhe feston.

Napoli ngjitet 17 pikë në renditje dhe i afrohet grupit të ekipeve që qëndrojnë poshtë kryesuesit Milan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here