Kontrata e këtij futbollisti ka bërë që Genoa mos të jetë shumë rehat për të ardhmen e tij.
Bëhet fjalë për futbollistin Nicolo Rovella, ku tashmë skuadra e Genoas është e gatshme që të dëgjoj të gjitha ofertat vetëm që mos ta lërë të largohet me parametra 0.
Juventus e di tashmë këtë avantazh dhe po kërkon që sa më shpejt të përfitoj nga një gjë e tillë.
Zonja e Vjetër është duke bërë gati një ofertë për të shkëmbyer një futbollist për shërbimet e tij.
Tek Juve janë duke u bërë gati emrat e Marko Pjaca, Luca Pellegrini madje edhe Mattia Perin i cili më nuk bën pjesë në planet e Andrea Pirlos.