Eriksen ‘out’, një tjetër yll ‘in’: Inter ka gjetur pasuesin e danezit

Giuseppe Marotta e konfirmoi lajmin se Interi do ta shesë Eriksenin në janar, ndërsa Neroaxurët kanë gjetur pasuesin e danezit.

Eriksen u transferua te Interi në janar për 20 milionë euro, mirëpo asnjëherë nuk ka arritur ta bind Conten.

Danezi ka luajtur vetëm në nëntë ndeshje këtë sezon duke u inkuadruar nga stoli dhe nuk ka arritur të asistojë apo të shënojë gol.

Tuttosport, shkruan se Eriksen pritet ta vazhdojë karrierën në Premier League dhe se Neroaxurët kanë gjetur pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për futbollistin e Udineses, Rodrigo De Paul. Argjentinasi është i lidhur me Interin për një kohë të gjatë.

Neroaxurët kanë nisur bisedimet për transferimin e tij dhe në janar sipas të gjitha gjasave do ta shohim danezin me fanellën e Neroaxurëve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here