Gati shkëmbimi spektakolarë: Icardi rikthehet në Serie A!

Mauro Icardi përsëri në Serie A!

Portali i njohur Calciomercato.com, raporton se Juventus dhe PSG janë duke e konsideruar mundësinë e shkëmbimit mes Paulo Dybalas dhe Mauro Icardit verën e ardhshme.

Mauro Icardi ka qenë i lidhur disa herë me një transferim te Juventusi dhe tani kjo temë është përsëri aktuale.

Biankonerët nuk po arrijnë marrëveshje me Dybalan për rinovimin e kontratës, ndërsa PSG ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

Juventus dhe PSG dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi dhe do të nisin bisedimet për një shkëmbim të mundshëm.

Me Icardin, Pirlo do ta kompletonte vijën e sulmit, ndërsa Dybala do të ishte pasuesi ideal i Mbappes te PSG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here