Beppe Marotta nuk është duke humbur kohë aspak sa i përket përgatitjes së skuadrës për sezonit të ardhshëm.
Kjo pasi siç raporton Tuttosport, drejtori sportiv i Interit tashmë ka gati emrin e zëvëndësuesit për danezin, Christian Eriksen i cili pritet që të largohet nga San Siro gjatë këtij janari ose më së voni në qershor.
Bëhet fjalë për futbollistin e Udineses, Rodrigo De Paul, i cili ka ngritur në këmbë gjysmën e Italisë pasi për shërbimet e tij interesim të madh ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit e cila është gati për çmenduri për të siguruar shërbimet e argjentinasit gjatë kësaj merkatoje që do rihapet.