David Alaba dhe Nikola Milenkovic duket se prej janarit do të jenë pjesë e një skuadre të madhe në Itali.
Bëhet fjalë sigurisht për Juventusin e cila po vuan shumë në mbrojtje nga dëmtimet e shumta dhe ndërhyrja në merkato duket mëse e nevojshme.
Me dëmtimin e fundit të Giorgio Chiellinit duket se numri i përforcimeve në mbrojtje për Zonjën e Vjetër do të rritet në dy ku tashmë pos Alabas në Torino pritet të zbarkojë edhe mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkovic.
Alaba ka mundësi që të transferohet me parametra 0 pasi është në vitin e fundit të kontratës ndërkohë që mbrojtësi serb mund ti kushtojë Juventusit plot 40 milionë euro.