Lufta në merkato, Juventus mposht përsëri Barcelonën!

Fabio Paratici nuk e ka ndërmend që të lëshojë pe në merkato edhe kur bëhet fjalë për rivalitet me Barcelonën.

Kësaj rradhe në pyetje është ylli i Atalantas, Marten de Roon i cili ka një kontratë që skadon në qershorin e ardhshëm dhe po shihet si një objektiv shumë i rëndësishëm për Paraticin.

Nga ana tjetër skuadra e Gasperinit nuk ka mundësi që të zëvëndësojë mungesën e holandezit në mesfushë pasi ai mbetet ndoshta edhe futbollisti kryesor për të mirëpo ky duket se do të jetë sezoni i fundit i tij.

Terreni tashmë është duke u bërë gati nga Zonja e Vjetër që gjatë verës së ardhshme de Roon të veshë fanellën e Biankonerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here